Jose Mourinho mund të përballet me një “revoltë” të mirëfilltë në dhomat e zhveshjes, pas përplasjes që pati me Paul Pogba. Manchester United përgatitet të luajë kundër West Ham, të shtunën në Londër, me trajnerin që ka një detyrë thelbësore të rikthejë harmoninë në ekip, teksa për të do të jetë një test i mirëfilltë. Mourinho është zënë publikisht me Pogba dhe e ka shprehur zemërimin e tij para kamerave, ndërsa i ka hequr francezit postin e zëvendës kapitenit.
Pogba po formon në klan tjetër me futbollistë që nuk e pëlqejnë Mourinho, si Anthony Martial dhe Eric Bailly. Martial ishte i pari që u anashkalua nga Mourinho, që gjatë turneut miqësor në SHBA, ndërsa më pas radhën e pati Bailly, që ishte titullar në fillim të stolit, por ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit dhe prej një muaji nuk e sheh fushën e lojës. Andreas Pereira, edhe pse më pak i njohur, është mes atyre që bën pjesë mes “dishepujve” të Pogba. “Grupi puçist” do të jetë edhe më i rrezikshëm nëse rekrutohet edhe Luke Shaw, një tjetër “i persekutuar” nga Mourinho.