Paul Pogba ka falënderuar tifozët e Juventus për mikpritjen. Ish-mesfushori bardhezi është trajtuar mirë në rikthimin e tij në Allianz.
“Jam i lumtur për fitoren, ishte shumë e rëndësishme,” shprehet Pogba për BT Sport pas fitores 2-1. “Tifozët ishin shumë mikpritës dhe e vlerësoj. Luajtëm ndaj një ekipi të mirë, por tre pikët janë më të rëndësishmit. Festova për golin e dytë, ishte e çuditshme pasi u prek nga shumë lojtarë përpara se të shkonte në rrjetë. Po luanim mirë së bashku deri në fund. Kishin më shumë frymë në minutat e fundit dhe ajo na mundësoi ta përmbysnim rezultatin”, deklaroi Pogba,