Mesfushori francez i Manchester United Paul Pogba është duke e menduar një rikthim të mundshëm tek Juventusi këtë verë.Siç raporton e përditshmja spanjolle AS, Pogba është një ndër kërkesat e para të Zinedin Zidane, por Reali po ngurron të paguajë shumën prej 150 milion pound të kërkuara nga djajtë e kuq.
Zidane deri më tani ka shpenzuar 344 milion euro për lojtarët e rinj të cilët i ka transferuar në Santiago Bernabeu këtë verë.
Presidenit i Realit, Florentino Perez nuk është i gatshëm që të shpenzoj shumën prej 150 milion pound, andaj pritet që PSG ose Juventus të jetë destinacioni i ardhshëm për francezin.