Lukas Podolski do të vijojë karrierën e tij në Superligën turke. Pas largimit nga Vissel Kobe në Kinë, sulmuesi gjerman ka arritur akordin me Antalyaspor ku do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit.
Ditën e sotme gjermani ka mbërritur në Turqi për vizitat mjekësore dhe më pas do të bëhet zyrtarizmi I tij te skuadra turke. Së bashku me Podolskin është edhe mbrojtësi Ersan Gulum që po kryen vizitat mjekësore dhe do të hedh firmën e tij me skuadrën që militon në Superligën turke.
Antalyaspor renditet në vendin e 15-të dhe rrezikon qendrimin në Superligë dhe këto dy goditje shihen si shpëtimtare për klubin. Në të kaluarën, Podolski ka luajtur për Gallatasarain dhe tashmë është rikthyer sërish të luajë në Turqi.