“Është ylli i seksionit të narkotikëve në selinë e policisë në Napoli, por për kokën e tij Gomorra ka vendosur një dënim me vdekje”. Po flasim për katër putroshin Pocho, i punësuar si një qen antidrogë, me emrin (në versionin italisht “Piçolino”) që i shkon për shtat formës së tij fizike dhe që është edhe pseudonimi i futbollistit argjentinas Lavezzi.
Në sajë të hundës “mahnitëse”, Pocho konsiderohet si makthi i tregtarëve të drogës, në veçanti për rezultatet e arritura në zonat e krimit të lartë të qytetit të tilla si rrethinat e Scampia dhe Ponticelli. Pocho ka veshur uniformën në vitin 2013, kur ishte 8 muajsh. Ai ishte blerë nga një familje në një fermë, por at nuk mund ta mbanin më dhe ja dhuruan atë policisë.
Dhe tani mbi të, siç raportohet nga Corriere del Mezzogiorno, ka një shpërblim nga klani i drogës Gomorra. Ata e urrejnë Pochon dhe kanë urdhëruar vrasjen e tij në çdo mënyrë, me copa mishi të helmuara, ushqim me drogë dhe bustina për minj.
Sidoqoftë, Pocho është stërvitur në mënyrë të veçantë. Kur është në shërbim nuk ha dhe nuk bie prè e tundimeve, madje as kur klanet e drogës e provokojnë me ndonjë qenushe joshëse.
Në apartamentet-bunkerë ku fshehin hashash dhe marijuanë, mbajnë edhe qenushe në afsh. Por, kur është në shërbim, Pocho është një polic i pathyeshëm me 4 këmbë dhe devijimet për të nuk ekzistojnë, ndaj në 9 vite ai u ka mundësuar agjentëve të sekuestrojnë rreth 2 ton lëndë narkotike.