Mauricio Pochettino përsëri ka refuzuar të konfirmoj se do të jetë trajner i Tottenhamit edhe sezonin e ardhshëm. Argjentinasi përsëri ka bërë të ditur se të ardhmes nuk i dihet dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Spurs. Pochettino llogaritej si opsion për ta marë drejtimin e Manchester United ose Real Madrid, por tanimë të dy klubet kanë emëruar trajner të rinj.