Pochettino dhe Mourinho opsione për Interin

Interi është hedhur në kërkim të trajnerit të ri. Eliminimi nga Liga e Evropës i ka dhënë fund durimit te Interi që po kërkon emër të ri në stol. Spalletti i cili thuhet se ka ultimatum fitoren në derbin ndaj Milanit e ka punën tejet të pasigurtë.

Dy emra që po përmenden janë Jose Mourinho, dhe Mauricio Pochettino. Ky i fundit mund të arrijë vetëm pas përfundimit të sezonit të tij te Tottenhami dhe është cak real për Nerazzurët.

I dëshiruari i tifozëve në anën tjetër është Jose Mourinho, i cili ka fituar më parë gjithçka me Nerazzurët. Interi të dielën përballet me Milanin në derbi della Madonnina