Shkup, 12 janar – Skuadra e Shkëndijës po vijon me përgatitjet dimërore në Ohër, ndërsa dje ka zhvilluar ndeshje testuese brenda grupit, derisa më 16 janar (e martë) me fillim në ora 12:00 pason kontrolluesja me skuadrën e Pobedës nga Prilepi. Njëherit kjo do të jetë ndeshja e parë kontrolluese për vitin 2018, përballë një rivalit me të cilin kuqezinjtë janë ndeshur edhe në kampionat. ndërkohë, për trajnerin Qatip Osmani kjo ndeshje kontrolluese do të shërbejë për të testuar gjendjen momentale të futbollistëve. Kujtojmë, me tetë pikë epërsi, kuqezinjtë kryesojnë tabelën e klasifikimit dhe janë në rrugë të mirë për të fituar titullin e dytë të kampionit në historinë e tyre.