Shkup, 9 nëntor – Bazuar në të dhënat nga xhiroja e 13 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë dhe deklaratat nga personat zyrtar, Komisioni Disiplinor për gara ka sjell vendim që të paraqesë kërkesë për fillimin e masave procedurale ndaj KF Pobeda dhe KF Vardar. Kështu, skuadra nga Prilepi është dërguar në Komision Disiplinor për shkak të organizimit të dobët në ndeshjen kundër KF Shkëndija nga Tetova, e cila u luajt më 5 nëntor, ku grupi i tifozëve “Majmuni”, në tribunën ku kanë qenë të vendosur, janë sjell keq (organizim i dobët i mbajtësve të rendit, presioni i shërbimeve zyrtar, pështymje dhe ofendime) dhe koret dhe sloganet me përmbajte fyese kundrejt FFM. Derisa skuadra e Vardarit është dërguar në KD për shkak se thirrje të sloganeve me përmbajtje në baza nacionale të grupit të tifozëve “Komiti” në ndeshjen e javës së 13 kundër KF Bregallnica – Vardar, e zhvilluar më 5 nëntor të vitit 2016 në Koçan.
Në ndërkohë, pas lajmit të publikuar disa ditë më parë se KF Shkëndija do të dënohet me një ndeshje pa publik dhe gjobë me të holla, për shkak të ngjarjeve që ndodhën në ndeshjen me Vardarin në kuadër të javës së 11, është konfirmuar edhe nga Komisioni Disiplinor pranë Federatës Futbollistike të Maqedonisë, por edhe nga skuadra tetovare. Ndërkaq, pos një ndeshje me publik, është mësuar edhe gjoba në të holla, e cila do të jetë me vlerë prej 2.500 eurove.
“Sipas asaj që thuhet në njoftimin e arritur në klub, masat ndëshkuese merren për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve dhe këndimi i koreve me përmbajtje ofenduese në baza nacionale dhe fetare, shfaqja e transparenteve me përmbajtje ofenduese në baza nacionale, shfrytëzimi i mjeteve piroteknike dhe rekuizitave të ndryshme për tifozë, hedhja e gjësendeve të forta në teren me çka është goditur portieri i ekipit mysafir, si dhe provokimi i tre ndërprerjeve të përkohshme të ndeshjes. Për këto arsye Komision Disiplinor ka vendosur që të shqiptojë gjobë në vlerë prej 2 500 eurove dhe zhvillimin e një ndeshje të kampionatit apo Kupës pa praninë e tifozëve. Është interesant fakti se vendimi për masat ndëshkuese kundër KF Shkëndija në zyrat e klubit kanë arritur gjatë ditës së sotme (e martë 08.11.2016), ndërsa lajmi në media qarkullon tani më disa ditë”, thonë nga Zyra për marrëdhënie me publik te KF Shkëndija. Ndërkohë, sipas kësaj, kuqezinjtë ndeshjen e ardhshme kundër Bregallnicës, e cila zhvillohet në Tetovë, do ta luajë pa publik. (B.K.)