Një nga investimet më të rëndësishme të Sevillas në verë, Munas Dabbur duket se ka zhgënjyer drejtuesit e klubit. Sulmuesi 27-vjeçar i blerë për 20 milionë euro nga Salzburg këtë merkato ka luajtur vetëm 4 minuta deri tani dhe Lopetegui nuk e shikon si pjesë të ekipit për sezonin e mbetur.
Për sulmuesin izraelit po shikohet mundësia e huazimit me të drejtë blerjeje në merkaton e dimrit dhe zgjidhja mund të jetë në një nga ekipet e Primera Division. Getafe, Alaves apo Mallorca pëlqejnë lojtarin por vështirë të ofrojnë 20 milionë euro për ta blerë përfundimisht kartonin e 27-vjeçarit.