Po ulet numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend

93

Shkup, 8 janar – Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në shtet po shënon ulje. Dje, numri i tyre i përgjithshëm ishte 16704, prej të cilëve 10231 janë në Shkup, ndërsa pardje – 16964 prej të cilëve 10322 nga Shkupi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 166 raste të reja me Kovid-19, kanë vdekur 10 pacientë, ndërsa janë shëruar 416 pacientë.

Në repartet infektive të vendit po mjekohen gjithsej 883 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus, prej të cilëve 379 janë në Shkup. Ka rreth 450 shtretër të lirë spitalorë në kovid-qendra.

Masat për mbrojtje nga Kovid-19 të cilat përfshijnë mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe evitim të grupimeve edhe më tej janë të detyrueshme. Sipas të dhënave të djeshme të MPB-së, 390 persona janë dënuar për shkak të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.