Po thyhen rekorde me numrin e të infektuarve nga Covid-19

51

Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri çdo dit po arrin rekorde, si në Evropë ashtu edhe në pjesën tjetër të botës.

Të dhëna alarmante po mbërrijnë sot nga Gjermania, Bullgaria dhe Sllovenia, kurse ekspertët në Kroaci pretendojnë se numrat janë aq të lartë sa nuk mund të përpunojnë të dhënat. Rusia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore.Disa vende, përfshirë Belgjikën, Irlandën dhe Uellsin, kanë vendosur karantinë të plotë, gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Spanjë dhe Itali dhe në Republikën Çeke është vendosur orë policore.

Numri i të vdekurve nga Kovid-19 në Ukrainë sot arrin në 165, që është bilanci më i ri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë. Shtabi i krizës kumtoi se 7,474 raste të reja ishin konfirmuar në 24 orët e fundit, duke e çuar Ukrainën në një total prej 363,075 rastesh dhe 6,755 vdekjesh.

Në Republikën Çeke, numër rekord prej 15,663 njerëz të sapo infektuar me koronavirus u regjistruan në një ditë, kurse në Kroaci, më shumë se 2,300 njerëz të infektuar u regjistruan në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të kaluara, 2,569 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në Bullgari, e cila është dita e dytë me radhë që vendi ka regjistruar një numër rekord të infektuarve. Në të njëjtën periudhë, 25 njerëz vdiqën si rezultat i Kovid-19.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave, rekord 2.605 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Slloveni në 24 orët e fundit. Masa të reja janë në fuqi që nga dje në vend, të cilat përfshijnë ndalimin e lëvizjes midis bashkive, i cili do të zbatohet në të gjithë vendin.