Që nga vitit 2003 kur Roman Abramovich e mori nën drejtim Chelsean, Blutë kanë qenë shpenzuesit më të mëdhenj në Ligën Premier.
Miliarderi rus nuk ka kursyer asgjë nga pasuria e tij që ta shndërrojë skuadrën londineze në njërën ndër klubet më të mëdha në botë.
Në fakt, Chelsea për pesë vitet e fundit, e vetme ka shpenzuar mbi 800 milionë euro për transferime, e ndjekur pas nga Manchester City (750 milionë).
Skuadra londineze aktualisht mban rekordin për portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit, pasi në verën e kaluar e transferoi Kepa Arrizabalagan për 80 milionë euro. Në transferimet rekorde janë edhe Alavaro Morata (70 milionë) dhe Jorginho (60 milionë).