Shefi ekzekutiv i Disney, Bob Iger, u bëri thirrje politikanëve amerikanë të shmangin urrjetjen në zgjedhjet e 2020. Ai pretendoi se Adolf Hitleri do i kishte adhuruar rrjetet sociale, si një mjet për të përhapur propagandën ekstremiste.
“Urrjejtja dhe zemërimi po na shtyjnë drejt një humnere. Veçanërisht politika dominohet nga mospërfillja”, tha ai në një darkë të organizuar nga Simon Wiesenthal Center, një organizatë hebreje për të drejtat, shkruan AFP. “Hitleri do i adhuronte rrjetet sociale, është mjeti më i fuqishëm i reklamimit që çdo ekstremist do të donte. Në rastin më të keq, mediat sociale e lejojnë të keqen të futet në mendjet e trazuara dhe shpirtrat e humbur”, shtoi ai.
Me një fushatë të egër për presidencialet amerikane të 2020-ës, Iger theksoi se është e mundur të argumentosh pa sulmuar njerëzit. “Dua të dëgjoj një fushatë e cila nuk është e bazuar në shpërfilljen e të tjerëve. Dua të shikoj një vizion të gjerë, të mjaftueshëm për të përfshirë këdo”, tha ai.