Problemi i miliona femrave është: A më do me të vërtetë, apo më dëshiron vetëm për të kaluar kohën?
Këtu do t’ju japim disa udhëzime për të kuptuar se çfarë mendojnë dhe çfarë duan nga ju meshkujt dhe pastaj nxirrni përfundime nga marrëdhënia juaj dhe shikoni nëse ju përshtatet apo jo.
Në këtë listë do të gjeni karakteristikat më të zakonshme, kur meshkujt duan vetëm ta kalojnë mirë me ty dhe nuk duan ndonjë gjë serioze, e lëre pastaj të të çojnë në altar.
Të telefonon natën vonë
Kur të merr në telefon dhe thotë: Dashuria ime, më fal që nuk ishte në gjendje për të të të telefonuar më herët, por kam patur një ditë shumë torturuese, aq sa nuk kam pasur kohë për të ngrënë, jam aq i lodhur sa vetëm dua të fle, a do më falësh?
Nuk të prezanton në familje
Gjithmonë gjen justifikime kur i kërkon të të prezantojë me familje. Kini kujdes, sepse nëse nuk e dini se ku jeton ose kush është familja e tij, ai mund të zhduket në çdo moment pa e vënë re.
Mënyra se si të flet
Fjalimet e tij janë të paturpshme. Dhe për më tepër, ai kurrë nuk flet për të ardhmen e të dyve.
Takimet
Para së gjithash duhet të dini se ka një ndryshim midis një daljeje dhe një takimi, edhe nëse gjithçka varet nga qëllimi që ka me ju. Por nëse ai nuk të ka ftuar kurrë jashtë dhe papritmas të thotë se po pret për ju në një vend të tillë… çfarë mund të presësh nga ai takim.
Të injoron në sy të njerëzve
Kur ka njerëz rreth jush, ai ju injoron, tregohet indiferent, etj