Rrjedhat e ujit të të gjithë lumenjve në Maqedoni janë në trend të rritjes si pasojë nga shkrirja e borës dhe temperaturat më intensive të ajrit të përcjellura me reshje të shiut, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM). Nga Drejtoria paralajmërojnë për lëvizje të kujdesshme afër rrjedhave të ujit dhe lumenjtë e thatë. Sipas DPHM-së, niveli i rrjedhave të ujit të lumit Vardar është rritur në të gjithë pikat matëse në krahasim me nivelin mesatar për shkurt, ndërsa më së shumti në Shkup. Rritje më të madhe të rrjedhës së ujit ka lumenjtë Tresk dhe Cërna Reka, ndërsa ulje të nivelit në krahasim me nivelin e zakonshëm ka vetëm në Drinin e Zi edhe atë për më shumë se një metër.