Po rikthehen”Bennifer”

37

Pak ditë pas ndajes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez është parë në shoqërinë e ish-it të saj, aktorit Ben Affleck. Sipas burimeve ekskluzive për Page Six, ish-çifti ka kaluar kohë së bashku në Los Angeles ditët e fundit.

Affleck është parë shumë herë duke shkuar në shtëpinë e J.Lo në Kaliforni përgjatë ditës. Ai u pa në një makinë të bardhë Escalade SUV që dyshohet se i përket Lopez dhe më pas u pa pranë rezidencëns së saj.

Lopez dhe Affleck nuk janë fotografuar së bashku, por një burim tha për Page Six:

“Sigurimi e mori atë në një vendndodhje aty pranë dhe e ktheu pasi kaloi disa orë në shtëpinë e saj.”

Affleck thuhet se ka vizituar Lopez tri herë që kur ajo u kthye në Los Angeles nga xhirimi i filmit të ri, “Shotgun Wedding”, në Republikën Dominikane.

Por burime pranë tyre thonë se ata janë thjesht miq dhe kanë mbetur të tillë gjatë viteve.
Page Six raportoi se Lopez u pa për darkë me Rodriguez më 23 prill në Hotel Bel-Air, në të njëjtin vend ku Affleck u pa një ditë më parë, duke zbritur nga një SUV i bardhë – në të cilin më vonë u pa Lopez dhe një bashkëpunëtor duke shkuar në një takim biznesi.
Affleck dhe Lopez u fejuan në vitin 2002 dhe u quajtën nga mediat “Bennifer”.

Ata u matrtuan në vitin 2003, por u ndanë muaj më vonë, në janar të vitit 2004. Lopez e ka quajtur ndarjen me Affleck “thyerja e parë e zemrës”.

Një rikthim në horizont, kaq vite më vonë?!