“Po rikthehem për dashurinë që e ndiej për Groningenin”

22

Arjen Robben i është rikthyer futbollit dhe karrierën do ta vazhdojë në klubin holandez, ku e kishte nisur karrierën si futbollist Robben ka vendosur t’i rikthehet futbollit aktiv, pas pensionimit që e kishte bërë vitin e kaluar. Futbollisti ofanziv ka vendosur ta vazhdojë karrierën në klubin holandez, Groningen.

Në konferencë për shtyp, 36 vjeçari i ka treguar arsyet e rikthimit të papritur në futboll.

“Jam përsëri në klubin ku kam nisur gjithçka. Unë jam kthyer të luaj për shkak të dashurisë që e ndiej për Groningenin”, deklaroi ish-futbollisti i Real Madridit, Chelseat e Bayern Munichut.

“Groningeni më kishte propozuar të rikthehem si drejtues apo trajner i të rinjve. Mirëpo, unë mendoj se sektori ku mund të jap më së shumti është të luaj vetë futboll. Ndihem mirë, mendoj se e kam marrë vendimin e duhur. Nuk do të pranoja oferta nga klubet tjera, Groningeni për mua është një pasion. Besoj se do të zbavitem”, ka përfunduar Robben.

Comments are closed.