“Po më hante nga brenda” (FOTO)

639

Një burrë rrëfen sesi desh humbi jetën për shkak të një bakteri që i “hëngri” gjysmën e këmbës. Chris Rileyt iu dha 1 në 5 mundësi për të mbijetuar, pasi një e çarë e vogël në këmbën e tij të djathtë u infektua, pasi iu ishte futur një bakter mishngrënës që i krijoi një plagë gjigante. Pavarësisht plagës së rëndë, mjekët arritën t’i shpëtonin atij këmbën dhe mbi të gjitha jetën. “Je me fat që je gjallë, lëre pastaj këmbën”, mësohet se i thanë atij mjekët. Vetë Chris, nga Londra, duke folur për “The Sun” u shpreh se bakteri po “ia hante këmbën nga brenda”. “Mendova se do të vdisja. Mjekët më thanë se kjo lloj gjendje ka 80 për qind vdekshmëri”. Doktorët arritën që ta gjenin bakterin që po i merrte jetën 51-vjeçarit, e njohur si necrotising fasciitis. Ata e përshkruajnë këtë gjendje si “sëmundja mishngrënëse”, pasi indet dhe muskujt konsumohen nga brenda lëkurës.

Comments are closed.