Ajo e pa ndeshjen së bashku me Amran, gruan e Edin Dzekos dhe i përshëndeti me përzemërsi të gjithë njerëzit (tifozët e Romës), ku bashkëshorti kaloi katër vite të karrierës së tij.
Mbrëmjen e djeshme, për të parë ndeshjen Roma-Atalanta, në stadium ndodhej edhe Claudia Nainggolan, gruaja e Radja Naiggolan, e cila po kurohet në kryeqytet për sëmundjen e kancerit, të cilën e zbuloi disa muaj më parë nëpërmjet Instagram-it.
Tani, ajo jeton në Cagliari, por kthehet në Romë për terapinë mjekësore dhe nuk ka asnjë problem t’i tregojë të gjithë hapat e betejës me sëmundjen e rëndë.
Fotografia e pranisë së Claudias në “Olimpico” u publikua nga vetë Amra Dzeko, e cila shkroi: “Çfarë dashurie e madhe, çfarë force e jashtëzakonshme, kjo grua”!
Për gruan e Nainggolan nuk ishte e thjeshtë të rikthehej në “Olimpico”. Me këtë stadium e lidhin shumë kujtime të bukura, por për çudi ajo vendosi t’i jepte vetes një mbrëmje aty, me Amran dhe miqtë e tjerë. Edhe pse Roma nuk fitoi dot, kjo mbrëmje e largoi disi nga stresi i madh i sëmundjes që e ka prekur.