Po kërkohet nga gjiganti grek Olympiacos, por Ferencvaros kërkon shumë për Uzunin

14

Myrto Uzuni është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion. Sulmuesi shqiptar iu bashkua gjigantit hungarez Ferencvaros ku tri xhiro para fundit të kampionatit janë shpallur kampionë të shtetit.

Uzuni ka qenë lojtari kryesor i skuadrës hungareze këtë edicion, ku në 35 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Kjo ka bërë që vlera e lojtarit të rritet ndjeshëm dhe skuadra edhe më të mëdha të kthejnë sytë ka ai.

Gjiganti grek Olympiacos ka shprehur interesim për transferimin e lojtarit shqiptar në radhët e veta.

Ndërkohë mediat hungareze kanë raportuar edhe për çmimin që i ka caktuar Ferencvaros sulmuesit shqiptar. Kampionët e ri të Hungarisë kërkojnë katër milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin shqiptar.

Vlen të theksohet se Ferencvaros e bleu Uzunin një vit më parë për 1,8 milionë euro.