Real Madridi, Barcelona dhe Sevilja do të duhet të tregojnë versionin e tyre më të mirë për të qenë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Me Atletiko Madrid të eliminuar tashmë, tre përfaqësuesit spanjollë në konkurrencën e lartë kontinentale për klubet janë “çiftëzuar” në shortin e 1/8 finale me rivalë të vështirë: PSZH për Real Madridin, Çellsi për Barcelonën dhe Mançester Junajtedi për Seviljën. Për herë të parë në katër vitet e fundit, hegjemonia e ekipeve të La Liga-s në Ligën e Kampionëve duket të jetë në diskutim. Në atë periudhë, Real Madridi ka shtuar tre tituj dhe një Barcelona. Përveç kësaj, Atletiko Madridi ka qenë finalist dy herë. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, të bardhët kanë shtatë gjysmëfinale të njëpasnjëshme dhe Barça ka luajtur shtatë të tilla në dhjetë vitet e fundit. Do të ishte e nevojshme të ktheheshim dymbëdhjetë vite në kohë për të gjetur vendet e Çampionsit pa praninë e ekipeve spanjolle. Në sezonin 2004-2005, Barcelona ra në raundin e dytë kundër Çellsit dhe Real Madridi bëri të njëjtën gjë kundër Juventusit. Në pesë sezonet e fundit kanë qenë gjithmonë të paktën tri skuadra spanjolle në çerekfinale, një shifër që duket më e vështirë për t’u arritur këtë kohë.
Ja bilanci i ekipeve spanjolle në tetëshe të Çampionsit
Çampions 2016-2017: Real Madridi, Barcelona, Atletiko Madrid dhe Sevilja në tetëshe. Ata janë kualifikuar: Real Madridi kundër Napolit, Barça kundër PSZH-së dhe Atletiko Madrid kundër Leverkuzenit, minus Sevilja, që dështoi kundër Leiçester.
Çampions 2015-2016: Real Madrid, Barcelona dhe Atletiko Madrid në tetëshe. Ata janë kualifikuar : Real Madrid kundër Romës, Barcelona kundër Arsenalit dhe Atletiko Madrid kundër PSV.
Çampions 2014-2015: Real Madridi, Barcelona dhe Atletiko Madrid në tetëshe. Ata janë kualifikuar: Real Madrid kundër Shalke 04, Barcelona kundër Mançester Sitit dhe Atletiko Madrid kundër Leverkusenit.
Çampions 2013-2014: Barcelona, Atletiko Madrid dhe Real Madridi në tetëshe. Ata janë kualifikuar: Barça ndaj Mançester Siti, Atletiko Madrid ndaj Milanit dhe Real Madrid kundër Shalke 04.
Çampions 2012-2013: Valencia, Real Madridi, Malaga dhe Barcelona në tetëshe. Kjo ndodhi kështu: Real Madridi kundër Mançester Junajtedit, Malaga ndaj Portos dhe Barcelona ndaj Milanit. Valencia ra para PSZH-së.
Çampions 2011-2012: Barcelona dhe Real Madridi në tetëshe. Të dy u kualifikuan ndaj Leverkusenit dhe CSKA Moskës, respektivisht.
Çampions 2010-2011: Valencia, Barcelona dhe Real Madridi në tetëshe. Ata u kualifikuan kundër Lionit dhe Arsenalit, respektivisht. Valencia u eliminua nga Shalke 04.
Çampions 2009-2010: Real Madridi, Barcelona dhe Sevilja në tetëshe. Eliminohet Real Madridi kundër Lionit dhe Sevilja kundër CSKA, kalon vetëm Barça kundër Shtutgart.
Çampions 2008-2009: Barcelona, Atletiko Madrid, Real Madridi dhe Vilareali në tetëshe. Eliminohet Atletiko Madrid kundër Porto dhe Real Madridi kundër Liverpulit. Kualifikohet Barça kundër Lionit dhe Vilarreali kundër Panatinaikosit.
Çampions 2007-2008: Real Madridi, Sevilja dhe Barcelona në tetëshe. Eliminohet Real Madridi kundër Romës dhe Sevilja kundër Fenerbahçes. Kualifikohet vetëm Barça kundër Seltik.
Çampions 2006-2007: Real Madridi, Valencia dhe Barcelona në tetëshe. Eliminohet Real Madridi kundër Bajern Munihut dhe Barcelona kundër Liverpulit. Kalon vetëm Valencia kundër Interit.
Çampions 2005-2006: Real Madridi, Vilarreali dhe Barcelona në tetëshe. Eeliminohet Real Madridi kundër Arsenalit. Kalon Barça kundër Çellsit dhe Vilarreali kundër Ranxhers.
Çampions 2004-2005: Real Madridi dhe Barcelona në tetëshe. U eliminuan të dyja skuadrat: Real Madridi kundër Juves dhe Barça kundër Çellsit.