Producenti i njohur hollivudian, Harvey Weinstein ka pranuar për herë të parë në një intervistë për “Spectator” se u ka ofruar punë aktoreve në këmbim të seksit. Ai shtoi së thënuri se “kështu bëjnë të gjithë”.
Bashkëthemeluesi i studios “Miramax” nuk i ka pranuar në Gjykatë akuzat për përdhunim dhe akuzat e tjera seksuale të bëra nga dhjetëra aktore. Ai u lirua duke lënë garanci pasurore, ndërkohë që, hetimet vazhdojnë.
Avokati i producentit deklaroi se Weinstein nuk është përdhunues, ndërsa shtoi se prokurorët mund të ngrenë akuza të tjera për shkak të numrit të madh të denoncimeve të bëra ndaj tij.
Prokuroria pretendon se Weinstein ka kryer seks oral me forcë me një grua në vitin 2006 dhe në rast se ky pretendim vërtetohet, atëherë producentin hollivudian e pret burgimi i përjetshëm.