Shkup, 5 prill – Ndodhemi në momentin kritik me rritjen e pritur të numrit të të diagnostifikuarve me Kovid-19 dhe duke e pasur parasysh se po shkojmë drejt pikut gjatë disa javëve të ardhshme po hyjmë në një fazë të re të menaxhimit të procesit të përgjithshëm. Nëse situata shkon drejt gjendjes më të keqe do të propozojmë edhe masa të tjera të cilat do të thonë rritje e restriksioneve, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai shtoi se deri më tani ka pasur shumë bisedime nëse duhet të zbatohet ndonjë mënyrë tjetër e përballjes me pandeminë, por kanë konstatuar se është më mirë të vazhdohet me mënyrën aktuale me shtimin e disa masave plotësuese në mesin e së cilave edhe aplikacioni i cili do t’u ndihmojë infektologëve më lehtë t’i ndjekin kontaktet të cilat i kanë pasur të infektuarit.
Në video takimin e sotëm me gazetarët, Filipçe paralajmëroi se prej sot edhe spitali “8 Shtatori” është i gatshëm për diagnostifikimin dhe mjekimin e të prekurve nga Kovid-19 dhe se në dispozicion do të jenë 400 shtretër të rinj spitalorë, që i ofron spitali. Se ku do të akomodohen të prekurit do të vendoset në koordinim me drejtoreshën e Klinikës për Infektologji.
Si qendër të re rajonale për ballafaqim me pandeminë e theksoi spitalin në Manastir ku, siç tha, për momentin janë 35 shtretër në dispozicion të cilat mund të rriten deri në 100. Jemi në negociata, shtoi edhe me laboratorin e ASHAM për diagnostifikimin e të prekurve nga Kovid-19 dhe për përdorimin e aparaturës së tyre. “Besoj se edhe ata do të kyçen së shpejti”, tha Filipçe.
Paralajmëroi se në të gjitha institucionet shëndetësore publike në vend ka pajisje mjekësore të mjaftueshme mbrojtëse. Kemi rezerva mjaft solide, ndërsa gjatë javës do t’i shtojmë. Kemi, theksoi, pajisje mbrojtëse e cila përdoret kudo, ndërsa për fat të keq kudo në botë ka doktorë të infektuar ndërsa diku edhe që kanë vdekur.
Precizoi se këtë javë do të bëhet edhe furnizimi i respiratorëve ndërsa kriteri kryesor do të jetë shpejtësia e dërgesës. Në llogarinë e Ministrisë së Shëndetësisë, siç tha, ka donacione prej 500.00 euro prej kompanive vendore, ndërsa ka dhe donacione të aparateve mjekësore dhe sasi të mëdha të pajisjes mbrojtëse prej rreth një milionë copë, si dhe automjete të donuara të cilat u ndahen qendrave për shëndet publik.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski saktësoi se aplikacioni për ndjekjen e njerëzve të cilët kanë pasur kontakte me persona të prekur do të aktivizohet javën e ardhshme. Ajo në të njëjtën kohë do të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve të cilët në mënyrë vullnetare do të duhet ta shkarkojnë në telefonat e tyre celularë.
Pasi ta shkarkojë aplikacionin qytetarit do t’i ndahet numër i cili nuk ka lidhje me numrin e telefonit të tij celular apo me numrin e amzës. Përmes këtij numri do të ndiqen kontaktet që i ka pasur me personat e tjerë të cilët e kanë shkarkuar aplikacionin në telefonat e tyre celularë të cilëve u është afruar për më pak se dy metra. Për të funksionuar aplikacioni gjatë tërë kohës duhet të jetë i kyçur blututhi. Pas 14 ditësh të dhënat automatikisht do të fshihen nga pajisja dhe nuk do të ndërmerren në pajisje tjetër, ndërsa do të merren vetëm në serverët e infektologëve nëse poseduesi i aplikacionit preket nga Kovid-19 që më lehtë të ndiqen kontaktet që i ka pasur me personat e tjerë.
Kryetari i Komisionit për sëmundje infektuese, Zharko Karaxhovski theksoi se konsensusi i të gjithë komisionit është në nivel shumë të lartë dhe nuk ka dallime drastike, ndërsa vendimet sillen në bazë ditore. Në menaxhimin e deritanishëm të zbatimit të testimit, siç tha, jemi ndër ata me ekip dhe organizim më të mirë për momentin, pasi për nga numri i testimeve të bëra jemi vendi i dytë. Para nesh është Sllovenia. Kemi hyrë në numrin e rritur të personave, ndërsa piku pritet gjatë dy apo tre javëve të ardhshme.
Komisioni për sëmundje infektuese, tha, ka edhe masa të tjera në dispozicion të cilat nëse situata përkeqësohet dhe shtoi se janë të gatshëm të propozojnë edhe masa të tjera të cilat do të thonë rritje e restriksioneve. Shtoi se nuk i kanë harxhuar masat të cilat i kanë në dispozicion.
Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq theksoi se tek ta janë hospitalizuar 74 persona dhe se po i afrohen plotësimit të kapaciteteve. Spitali mobil, shtoi, do të na ndihmojë në plotësimin e nevojave të hospitalizimit dhe tashmë janë në funksion ekipe të kolegëve internistë të cilët do të jenë ndihmesë e madhe dhe ata që nesër fillojnë.
Sot, siç tha, janë pranuar gjashtë persona të rinj prej të cilëve njëri për fat të keq vdiq disa orë pas pranimit. Dje është pranuar një fëmijë dyvjeçar i cili është stabil.