Ekspertët në mbarë botën janë dakord se duhet të hamë fruta dhe perime të papërpunuara, sidoqoftë marketet dhe tregjet janë të tejmbushura me produkte të rritura me hormone (OMGJ-organizma të modifikuara gjenetikisht). Po a jemi ne të vetëdijshëm për ato që hamë? Fatkeqësisht shumica e njerëzve e kanë të vështirë si të identifikojnë një domate apo një produkt tjetër OMGJ. Ky shqetësim vjen në një moment kur shumë studiues po paralajmërojnë efektet negative që OMGJ-të kanë në shëndetin tonë. Frutat dhe perimet që janë rritur në kushte të zakonshme emërtohen nga një kod 4 shifror ndërsa produktet OMGJ kanë një kod 5 shifror që fillon me numrin 8. Megjithatë edhe nga kjo fotografi ju mund të dalloni qartë një domate normale nga një OMGJ.