Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është e ftaur sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.
Haxhiu ndër të tjera në këtë emision ka folur për datën e 22 gushtit kur pritet që të shpërbëhet Kuvendi.
Por Haxhiu thotë se ende nuk ka nismë serioze nga partitë tjera që të shpërbëjnë Kuvendin.
“Vetëm grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka dorëzuar nënshkrimet për shpërbërje të Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.
“Mund të shkoni në faqen e Kuvendit dhe të e konfirmoni këtë”
Tutje Haxhiu ka shtuar se nëse nuk do të shpërbëhet Kuvendi, opsioni i vetëm mbetet dalja në protesta të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Opsioni i vetëm për të ndalur dialogun e jashtëligjshëm, të udhëhequr nga një qeveri teknike, mbetet demonstratat”, ka deklaruar Haxhiu.
“Kemi treguar gjithmonë gatishmëri që të organizojmë protesta sa herë që sovraniteti i vendit është vënë në pikëpyetje”
Deputetja ka shtuar se me një Qeveri të re të udhëhequr nga subjekti i saj politik, vendi do të shkojë marrë një drejtim tjetër më ndryshe nga qeveritë e mëhershme, që sipas saj, kanë qenë të njohura për afera korruptive dhe skandale.