Po filloj një aventurë të re dhe po drejtohem drejt objektivave të reja

20

Vedat Muriqi dje edhe zyrtarisht është bërë futbollist i Lazios. Skuadra italiane e ka zyrtarizuar futbollistin kosovar për të cilin pagoi 18 milionë euro tek skuadra turke Fenerbahce. Muriqi menjëherë pas zyrtarizmit ka ardhur me një mesazh të fuqishëm drejtuar skuadrës turke, aty ku thotë se pati momente që nuk do t’i harrojë kurrë.

“Kur erdha në Fenerbahce, e dija që po hyja në derën e një klubi shumë të fuqishëm dhe hamendësoja se çfarë mund të më priste. Por, në një familje të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin unë hasa me një dashuri më të madhe nga ç’e prisja. Gjithmonë kam dëshiruar të bëja më të mirën time të mundshme për ta shpërblyer këtë dashur të treguar ndaj meje. Kam përjetuar momente të paharrueshme bashkë me milionat e tifozë tanë. Dashuria juaj do të jetë gjithmonë mbështetja dhe forca ime ndërsa po filloj këtë aventurë të re dhe po drejtohem drejt objektivave të reja. Krahas presidentit tonë, Ali Koç, drejtuesve tanë, shokëve të mi të skuadrës, stafit teknik dhe të gjithë stafit të klubit, do të doja të falënderoja gjithashtu edhe tifozët e mëdhenj të Fenerbahces. Ju faleminderit shumë për dashurin dhe ndjenjat unike që më keni dhuruar dhe përjetuar. Mirëmbetshi…”, ka shkruar Vedat Muriqi, përcjellë gazeta Koha.mk

Comments are closed.