Tetovë, 18 shkurt – Para pak çastesh është përhapur një tjetër vatër zjarri në Malësinë e Sharrit, në territorin e komunës së Bogovinës. Ky është zjarri i dytë që po përhapet pasditen e sotme në këtë zonë.
Nga Njësia Kundër Zjarrit në Tetovë (NJTKZ) e Tetovës për Alsat janë shprehur se zjarri i përhapur ka kapluar një sipërfaqe për mbi 4 000 metra katror, por shkaku i terrenit të vështirë Njësia Kundër Zjarrit në Tetovë e ka të pamundur të ndërhyjë.
Sipas informatave të para, në vendngjarje kanë dalë ekipe edhe të policisë dhe të komunës së Bogovinës, ndërsa flitet për zjarr-vënie të qëllimshme.
Pritet që në orët në vijim të intervenohet për shuarjen e tij me aeroplan për shuarjen e zjarreve, me qëllim parandalimin e ndonjë katastrofe më të madhe.