Plot 20 vite bashkë, Viktoria dhe Dejvid Bekam urojnë njëri-tjetrin në mënyrën më të bukur (FOTO)

Nëse do të bënim një listë me çiftet e famshme më jetë gjatë të botës së showbizz-it, padyshim që Viktoria dhe Dejvid Bekam do të ishin pjesë e saj.

Pavarësisht se është folur shpeshherë nëpër media për krizë mes tyre, apo edhe për divorc, çifti ia ka dalë mjaft mirë që të jetë bashkë. Viktoria dhe Dejvid kanë treguar se janë një çift ideal për t’u marrë shembull nga të dashuruarit.

Ditën e sotme ata festojnë 20-vjetorin e martesës, dhe ata kanë vendosur që ta urojnë njëri-tjetrin nëpërmjet postimeve në profilet e tyre në “Instagram”.

https://www.instagram.com/victoriabeckham/?utm_source=ig_embed

“20 vite sot. Të dua shumë. Puthje”, shkruan Viktoria krahas një video ku ka përmbledhur disa nga fotografitë më të bukura që kanë bashkë.

“Wow 20 vite. Shiko çfarë kemi krijuar. Të dua shumë”, janë fjalët që Dejvid Bekam ka zgjedhur për bashkëshorten e tij. Gjithashtu ai ka publikuar disa foto ku shfaqet së bashku me Viktorian dhe 4 fëmijët e tyre.

Ndërkohë kujtojmë se ata janë takuar për herë të parë në vitin 1997 në kohën kur Dejvidishte një prej lojtarëve më të mirë të ‘’Manchester United’’dhe Viktoria ishte pjesë e grupit “Spice Girls”.

Në vitin 1999 ata celebruan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni e cila bëri shumë bujë. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një dasmë madhështore e cila kushtoi rreth 800 mijë dollar.

Në mars te po të njëjtit viti ata u bënë edhe prindër për herë të parë dhe në jetë erdhi djali i tyre, Brooklyn. Sot ata kanë një familje të mrekullueshme me 4 fëmijë.