Dellçevë, 23 maj – Rekomandimi i KE-së për datën për fillimin e negociatave që të aprovohet duhet të kalojë në parlamentet e të gjitha vendet anëtare të BE-së, ndërsa ndikim do të kenë edhe zgjedhjet evropiane të cilat fillojnë sot, deklaroi në Dellçevë ambasadori holandez Uilem Plomp, njofton Koha.mk
“Do të doja të mund t’ju them, por atë që mund ta them e dini mirë se zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë së shpejti. Në Holandë ata janë sot, pritet edhe raporti i Komisionit Evropian për progresin e vendit tuaj dhe pastaj është shumë me rëndësi në Parlamentin holandez edhe në parlamentet e tjera para Komisionit Evropian të prononcohen pozitivisht lidhur me vendimin”, tha ambasadori Plomp në pyetjen e gazetarëve a ka gjasa vendi jonë të marrë datë në qershor, i cili me “Autobusi i BE-së”, sot qëndroi në Dellçevë. (koha.mk)