Urim HASIPI
Tetovë, 22 korrik-Organizata Joqeveritare “Nisma 68”, ka vazhduar me aktivitetet për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe 50 vjetorit të Demonstratave të Tetovës.Me këtë rast në fshatin Bozovcë, është bërë përurimi I pllakës përkujtimore të rektorit të Parë të Universitetit të Tetovës Profesor doktor Fadil Sulejmanit i cili lindi në këtë fshat.Në këtë përurim ka marrë pjesë biznesmenai i njohur nga Tetova Lazim Destani. “Propozoj që shkolla e fshatit të mer emrin e Fadil Sulejmanit dhe jo vetëm kaq por edhe Universiteti i Tetovës të mbajë emrin e rektorit të parë dhe themeluesit Fadil Sulejmanit” tha Destani.Ai më tej është shprehur se Fadil Sulejmani, asnjëherë nuk e harroi vendlindjen e tij dhe kontribuoi shumë për arsimimin e banorëve të kësaj ane.Lidhur me jetën dhe veprën e rektorit të parë të Universitetit të Tetovës ka folur profesor doktor Vebi Bexheti.
“Në zemrën e Sharrit sot u kthye buzëqeshja e sharrjanëve, u zhduk zymtësia e banorëve të kësaj ane të lënë në harresë. Sot Veshalla e Bozovca ishin bashkë për ta ndarë gëzimin, që moti ishte i panjohur për këta malësorë. Sot Sharri ishte më i buzëqeshur se kurdoherë më parë dhe ashu kryelartë herë e shikonte Tetovën e herë Prizrenin, qytete këto ndër më të vjetrit e kësaj pjese të hapësirës shqiptare që asnjëherë nuk u panë mes veti. Sharri i zanave të Fishtës së madh, ashtu krenar dhe i pamposhtur, sot e hapi zemrën e madhe për të gjithë. Atje, në vendin e shqiponjave sot u përkujtua historia që na ndante, ajo histori e dhembjes dhe e malësorëve tē pëvuajtur që ashtu, si ato tē Migjenit, me nga një thes misër në krah kalonin nga Prizreni në Tetovë”, tha profesor Bexheti, duke lexuar më pas edhe biografinë kushtuar rektorit të parë të UT-së Fadil Sulejmanit.
Pas këtij aktiviteti, më pas në fshatin Veshallë, është vendosur pllaka përkujtimore, simbol i rrugës Historike Tetovë-Prizren me mbishkrimin “Sharri nuk ndan, Sharri Bashkon Dukagjin e Pollog”.
Për simbolikën e kësaj pllake ka folur një organizatorët e aktiviteteve të Nismës 68, Xhemil Daci.“Nisma’68″këtë ditë ia kushtëoi 50 vjetorit të ngjarjeve historike të vitit 1968 kur i tërë populli shqiptarë, u çua në demostrata kundër shtypjes barbare sllave.Shaerjanët dhe veçmas mësuesit e shkollave të katundeve të Sharrit,ishin pjesë vitale e tyre si,Femi Rufati,Abdylselam Selami,Nexhmedin Neziri,Faik Mustafa etj që stoikisht i përballuan burgosjet,papunësinë dhe dhunën”, tha Xhemil Daci.Në ndërkohë, në fshatin Veshallë krahas shumë veprimtarëve dhe pjesëmarrësve nga Tetova dhe rrethina, pjesëmarrës kanë qenë Mahmut Skenderi nga Veleshta e Strugës që ka përfaqësuar Shoqatën Shqiptaro-Amerikane dhe nga shoqata e të ish burgosurve dhe të përndjekurve politik Shpëtim Pollozhani.
Poashtu, me këtë rast janë ndarë edhe mirënjohje edhe për pjesëmarrësit e demostratave të 68-ës, dhe për kontribuesit e çështjes kombëtare.Më pas është mbajtur edhe një manifestim kulturor, sportiv nga ana e nxënësve të shkollave fillore të fshatrave të Malësisë së Tetovës. Krahas kësaj, poashtu është mbajtur edhe olimpiada e lojrave të vjetra popullore ku më të suksesshëm në të gjitha disiplinat ishin nxënësit e shkollës fillore të fshatit Veshallë.Aktiviteti kryesor për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe 50 vjetorit të Demonstratave të Tetovës pritet të mbahet më 28 nëntor në Tetovë për çka organizatorët do të japin deataje në të ardhmen.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara