Në ndeshjen Sigal Prishtina- Kumanova, e cila u zhvillua në kuadër të Ligës Ballkanike, tifozët e Prishtinës, “Plisat” i kanë pritur kundërshtarët me një pankart në përkrahje të “Grupit Kumanova”. “Grupi i Kumanovës jemi edhe ne vet, Shqipërinë e Madhe do ta bëjmë shpejtë”, ishte mesazhi i “Plisave”. Shumë ushtarë të grupit të Kumanovës janë në burgjet maqedonase, ndërsa disa prej tyre ishin vrarë në luftimet që zgjatën gati dy ditë.