Plevneliev: Maqedonia ka një shans unik historik

Shkup, 11 tetor – Ekzistojnë disa momente kur fati të jep dorën dhe ajo duhet të pranohet. Maqedonia është drejtuar pikërisht para një situate të tillë. Ajo ka një shans unik historik, theksoi ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev, transmeton agjencia bullgare “BGNES”.

Pas diskutimit në temë “Perspektiva bullgare dhe evropiane. Referendumi në Maqedoni” në organizim të Këshillit Evropian për politikë të Jashtme (ESVP) me mbështetje të Fondacionit Konrad Adenauer, Plevneliev tha se edhe BE-ja edhe NATO-ja kanë bërë gjithçka, ajo është dora e dhënë nga fati dhe nuk do të ketë shans tjetër në 20 vitet e ardhshme.

Sipas tij, para dy dekadave Maqedonia ishte dhjetë vjet para Bullgarisë, por për shkak të disa vendimeve të gabuara politike, ajo për momentin është të paktën dhjetë vjet pas Bullgarisë.

“Gjithçka që është mirë dhe që i ka ndodhur Bullgarisë viteve të fundit, është falë anëtarësimit të saj në BE dhe në NATO. Nga viti 1991 e këtej vetëm investimet e huaja në vend arrijnë mbi 40 miliardë euro”, theksoi Plevneliev.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com