Athinë, 29 janar – Ambasadori i Gjermanisë në Athinë, Jens Pletner, në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA thotë se ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës është “fitore e demokracisë”, shton se bëhet fjalë për një marrëveshje të mirë, implementimi i të cilës do të sjellë përfitime edhe për Greqinë edhe për rajonin më të gjerë dhe thekson se pikërisht në këtë drejtim dëshiron të japë kontribut edhe Qeveria gjermane, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, transmeton koha.mk
“Nga ana e Qeverisë gjermane është e qartë se të dy kryeministrat kanë vepruar me shumë guxim, kanë vepruar pikërisht ashtu siç i ngjan një lideri shtetëror”, thotë ambasadori gjerman dhe potencon se nismat e të dy kryeministrave e meritojnë “mirënjohjen tonë më të lartë”.
Lidhur me reagimet në Greqi, ambasadori gjerman thotë se Gjermania është e vetëdijshme për vështirësitë dhe ndjeshmërinë e shumë grekëve për çështje konkrete, por shfaq shpresë dhe bindje se së shpejti, madje edhe ata që janë kundër do të konstatojnë se është marrëveshje e mirë jo vetëm për vendin fqinj por edhe për Greqinë, për Greqinë e Veriut dhe për të gjithë Evropën.
“Edhe ose ishte një vendim i rëndë, megjithatë mendoj se ky ishte në vendim i drejtë, ndërsa unë jam absolutisht i bindur se për disa vjet madje do të ketë edhe në opinionin grek shumicë që do ta pohojë të njëjtën”, tha ambasadori gjerman në Athinë, Jens Pletner në intervistën për ANA-MPA. (koha.mk)