Zagreb, 20 nëntor – Serbia nuk ka arritur as në gjysmën e procesit të inkuadrimit në Bashkimin Evropian, deklaro sot kryeministri kroat dhe lider i Bashkësisë Demokrate Kroate (BDK), Andrej Plenkoviq dhe pastaj ka bërë krahasimin me periudhat e inkuadrimit të të dy vendeve fqinje të Ballkanit, transmeton gazeta KOHA.
Kroacia, tha ai, me BE-në negocioi 2.096 ditë dhe gjatë asaj kohe u hapën dhe u mbyllën 35 kapituj.
“Ndërsa Serbia veçmë e ka kaluar atë periudhë, nuk ka arritur as deri në gjysmën e procesit”, shpjegoi kryeministri kroat.
I pyetur të thotë se çfarë mendon për “non pejperin” francez dhe nëse ky propozim i ka rrënuar rregullat e deritashme të lojës për inkuadrim në BE, Plenkoviq tha se ideja e Makronit për reformën e politikës së zgjerimit të BE-së e sheh si dëshirë për të përmirësuar funksionimin e përgjithshëm të Unionit.
Ai theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së ka bazë juridike të qartë dhe të saktë, duke shtuar se neni 49 nga Marrëveshja për BE-në parashikon që çdo vend evropian, nëse kërkon të mund të bëhet anëtar i Unionit.(koha.mk)