Zagreb, 16 tetor – Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq lidhur me bastisjen e banesave të ish drejtorëve të “Agrokor”, përfshirë edhe pronarin Ivica Todoriq, bind se nuk janë të sakta pohimet se ajo paraqet ndjekje politike dhe nuk ekziston urdhër nga kreu shtetëror. Disa orë pas aksionit të madh policor për bastisje, Plenkoviq theksoi se këtë ndoshta nuk e ka të qartë opinioni kroat dhe sërish e mbron ministrin e tij të Financave, Zdravko Mariq. “Na akuzuan se mbrojmë një zotëri dhe kompaninë e tij, por tani u tregua se nuk është ashtu”, theksoi Plenkoviq, duke shtuar se si kryeministër nuk planifikon t’i komentojë hollësitë nga ai proces, që është në kompetencë të Prokurorisë Publike dhe i cili mund të ketë “epilog gjyqësor”. Sipas tij, është “evituar një cunami i madh dhe ndaj problemit nuk është qasur në mënyrë populiste”. Gjykata kompetente e Zhupanit lëshoi urdhra gjyqësor për zbatimin e hetimit të mbi 150 personave. Policia sot kreu bastisje dhe hetime kriminalistike për shkak të dyshimit se janë kryer vepra penale kundër ekonomisë dhe falsifikim të dokumenteve. Në aksion deri tani janë arrestuar pesë persona edhe atë ish drejtori financiar i “Agrokor” Ivan Cërnjac, ish bashkëkryetarja ekzekutive dhe dorë e djathtë e Ivica Todoroviq – Ljerka Puljiq, ish anëtare e drejtorisë Pirushka Canjuta, ish anëtar i Këshillit Mbikëqyrës Tomosllav Luçiq dhe njër i të afërmive të Todoroviqit, Damir Kushtraka, të cilin drejtuesin e dalimentuar Anton Ramljak e ka angazhuar si këshilltar të vetin. Policia kroate në mëngjesin e sotëm, në suaza të aksionit “Agrokor”, kreu bastisje në “Pallatin Kulmerit” në Zagreb, pronësi e themeluesit të koncernit “Agrokor”, Ivica Todoroviq. Raporti i rishikuar financiar për Agrokor Grup dhe Agrokor tregoi se me vite është treguar fitim, ndërsa kompania ka punuar me humbje, të shprehur në qindra milionë euro.