Dhomat e zhveshjes në stadiumin San Paolo të Napolit janë në gjëndje të mjerueshme vetëm pak orë para ndeshjes së Napolit ndaj Sampdorias që do të luhet të shtunën në orën 18:00 ndërkohë që mesjavën e ardhshme në këtë stadium do të vijë Liverpooli. Akuzave të trajnerit Carlo Ancelotti ndaj përgjegjësve të cilët kishin marrë përsipër restaurimin e dhomave të zhveshjes në San Paolo por nuk i kanë përfunduar në kohën e duhur, u është bashkuar edhe klubi i Napolit i cili ka publikuar një video ku duket qartë situata e dhomave të zhveshjes të cilat janë në ndërtim e sipër dhe punimet kanë mbetur shumë pas në kohë duke patur parasysh faktin që të shtunën Napoli luan ndeshjen e parë sezonale në shtëpinë e tij.
Queste le condizioni degli spogliatoi del Napoli dello stadio San Paolo, a 70 ore da #NapoliSampdoria, che hanno scatenato la reazione di @MrAncelotti contro Regione, Comune e Commissari. pic.twitter.com/YAROtscwIh
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) September 12, 2019