Situata e Ousmane Dembele te Barcelona është komplikuar së tepërmi në orët e fundit. I dëmtuar për shumicën e sezonit, ish-lojtari i Stade-Rennais vetëm javët e fundit ka filluar të përfshihet në ekipin katalanas, por shumicën e ndeshjeve e ka filluar nga stoli. Këtë të hënë, sipas gazetës Sport, ka pasur një sherr në qendrën stërvitore të ekipit mes Dembele dhe Valverde që thuhet të ketë qenë i ashpër. Burimet e brendshme të Sport raportojnë se ka ofenduar me fjalë raciste talentin francez. Diçka e papranueshme. Dhe është dashur ndërhyrja e Luis Suarez për të ndalur përplasjen mes lojtarit dhe trajnerit. Priten të reja të mëtejshme.