Pas një stuhie kërkimesh të realizuara nga Prokuroria belge, është arritur që të finalizohet me sukses një operacion që mund ta quajmë ‘Calciopoli’ në elitën e futbollit të Belgjikës. Prokuroria ka hedhur akuzat e saj për pastrim parash dhe për manipulim rezultatesh si dhe korrupsion. Me kërkesë të Prokurorisë së Belgjikës janë shpallur në kërkim 13 persona që ndodhen jashtë këtij shteti. Përveç keqpërdorimit të parave, hetuesit, sipas shtypit lokal, po hetojnë gjithashtu për të parë nëse ka pasur ndeshje të fiksuara. Në të gjitha kërkimet e kryera deri më tani në Belgjikë rezultojnë 44 persona të përfshirë në shumicën e ekipeve në Divizionin e Parë.
Prokurorët federalë konfirmuan se ata janë ndaluar dhe marrë në pyetje, duke përfshirë trajnerin aktual të Club Brugge, Ivan Leko, një ish-menaxher të Anderlecht-it, Herman Van Holsbeeck, gjyqtarët Bart Vertenten dhe Sabastian Delferioere dhe një nga agjentët kryesorë që operojnë në tregun belg të futbollit, Mogi Bayat.