Islamabad, 10 janar – Së paku 13 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 20 janë lënduar pas një sulmi në një xhami në qytetin Keta, në jugperëndim të Pakistanit. Sipas njoftimit të Policisë së Pakistanit, në mesin e viktimave është edhe një funksionar policie.
Në këtë kumtesë, të cilën e transmetojnë mediat britanike, thuhet se shpërthimi i përgatitur me dorë është vendosur në pjesën e brendshme të xhamisë dhe se ka shpërthyer gjatë kohës së lutjes së mbrëmjes.
Ky është shpërthimi i dytë gjatë kësaj jave në këtë qytet, i cili gjendet në provincën Ballohistan, e që kufizohet e Afganistanin dhe Iranin.
Zëdhënësi i spitalit lokal deklaroi se shumë prej të lënduarve janë në gjendje kritike. Ndërsa zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit, thotë se në rrethinën e qytetit gjenden pjesëtarë të njnjësitit paramilitar.
Provinca Ballohistan, është e pasur me gaz natyror dhe minerale, është qendra e korridorit ekonomik kinezo-pakistanez, me vlerë prej 60 milionë dollarësh. Ndërkaq, është pjesë e projektit kinez “Brez dhe rrugë”.(koha.mk)