“Plani i Luftës” në Zvicër, nëse mbushen vendet në terapinë intensive, 85 vjeçarët nuk do të pranohen në spitale

158

Me rritjen e numrit të të infektuarve me virusin COVID-19 në Zvicër është rikthyer diskutimi për protokollin mjekësor për përbalilimin e një mbipopullimi në terapinë intensive në spitale.

Normat parashikojnë që në rast se ka mungesë vendesh në terapinë intensive, mjeku mund të vendosë që të mos pranojë në spital shtrime personash që kanë një moshë më të madhe se 85 vjeçare ose persona që janë mbi 75 vjeç dhe që kanë ndonjërën nga këto patologji; cirrozë hepatike, insufiçencë renale kronike të shkallës së tretë, insufiçencë kardiake apo sëmundje të tjera të rënda ku jetëgjatësia e pacientit parashikohet më pakse 24 muaj.

E emërtuar “Pandemia Covid-19: Triazhi i trajtimeve të mjekësisë intensive në rast të mbarimit të rezervave” protokolli prej 8 faqesh është publikuar nga akademia zvicerane e shkencave me 20 mars të këtij viti por sikurse kujton ‘La Stampa’, në fakt nuk është aplikuar ndonjëherë.

“Për shkak të shpejtësisë së përhapjes së virusit është krijuar një situatë e jashtëzakonshme që do të sjellë një fluks të madh pacientësh në spitale për sëmundje akute” shkruhet në dokument ku nënvizohet se “nëse burimet në dispozicion janë të pamjaftueshme, duhen marrë vendime racionalizimi”.

Kështu, në faqen 5, në pjesën e emërtuar “triazhimi fillestar:kriteret për shtrimin në terapinë intensive” lihet në dorë të mjekut marrja e vendimit të vështirë në rast se nuk ka mjaftueshëm vende në terapinë intensive.