Shkup, 17 janar – Në periudhën në vijim, theksi në bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes do të vihet në Planin e Aksionit, të cilin përfaqësuesit e Maqedonisë së veriut e shohin si një lloj platforme me të cilën do të “relaksohet” atmosfera në relacionin Bullgari-Maqedoni e Veriut. Ndërkohë, Qeveria paralajmëroi se është e gatshme para deputetëve të prezantojë informata lidhur me negociatat me Bullgarinë.
Plani i Aksionit, të cilin ne ia ofrojmë Bullgarisë dhe në të cilin tani ata përgjigjen, nuk ka absolutisht kurfarë momenti nga shenjat e identitetit – gjuha dhe kombi, por vetëm propozojmë pako të masave që do të duhej ta “lehtësojnë” atmosferën në muajt në vijim, thotë presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për MIA-n.
“Bullgaria ka zgjedhje të parakohshme parlamentare, sipas të gjitha gjasave në mars apo prill. Dhe në atë periudhë parazgjedhore është shumë vështirë ju me kokë ‘t[ë ftohtë’ flas para së gjithash për kolegët nga Sofja, të hyni në debat për çështje për të cilat paraprakisht dhe në periudhë në të cilën nuk patëm zgjedhje para nesh nuk mundëm të dakordohemi për shkaqe të njohura. Në këtë moment ne bisedojmë për, t’i quaj, jo të rëndësishme, megjithatë çështje anësore të problemit kryesor, Do të thotë, flasim për infrastrukturë, për arsim, për mediume, për ndërlidhje më të mirë në sfera të ndryshme, në energjetikë, që janë të lidhura me problemin kryesor”, thotë Pendarovksi.
Sipas tij, problemi kryesor është insistimi i Bullgarisë se në markerët e identitetit të kombit maqedonas duhet para vitit 1944 të nënshkruhet se ishin bullgarë, përkatësisht se rrënjët ishin bullgare, në çka ndonjëherë nuk jemi dakorduar as që do të dakordohemi në të ardhmen.
Ai thekson se sipas njohurive të tij sipas të gjitha gjasave javën e ardhshme ky dokument do të gjendet para Komisionit kuvendor për çështje evropiane apo për politikë të jashtme.
Shefi i shtetit megjithatë dyshon se në tre muajt në vijim, derisa nuk përfundojnë zgjedhjet në Bullgari, mund të zgjidhen çështjet kontestuese, por se megjithatë nuk duhet tërësisht të ndërpriten kontaktet.
Sipas tij, përgjigja e Sofjes ndaj propozimit tonë të Planit të Aksionit nuk del jashtë parametrave të përgjigjeve të vjetra bullgare.
Ai konsideron se qëndrimet e Sofjes nuk mund të konsiderohen vetëm si vokabular parazgjedhor, duke pasur parasysh se Deklarata në Parlamentin bullgar ishte miratuar me shumicë absolute, që praktikisht do të thotë se nuk pati asnjë grup deputetësh dhe në opozitës që nuk e mbështeti. Nga aty, sipas tij, madje edhe gjatë ndërrimit të mundshëm të pushtetit në Sofje, nuk do të mund të presim ndryshim në qëndrimet bullgare, sepse ata janë absolutisht të konfirmuara dhe mbështetura nga të gjitha forcat relevante politike si linja e kuqe bullgare.
Ai megjithatë pret rol më aktiv nga Brukseli, sepse siç thotë, çështja për integrimin e Ballkanit Perëndimor është çështje strategjike për BE-në, e jo vetëm çështje e njerëzve që jetojnë në shtetet e rajonit.
Sipas tij, nëse lejojmë që gjendja e tanishme mes Sofjes dhe Shkupit të mbetet status kuo, çështja e Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të saj në BE mundet, gjithashtu, të bëhet një çështje e hapur, e cila hyn në kontekstin më të gjerë gjeopolitik të Ballkanit Perëndimor.
Kur bëhet fjalë për Komision të përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike presidenti Pendarovski konsideron se ai del jashtë mandatit të vet në tentimet, inicuar nga pala tjetër, të zbatohet përkatësi etnike të njerëzve që vdiqën para 150 viteve.
Ndërkohë, nga kabineti qeveritar janë të gatshëm që para deputetëve të prezantojnë informacione në lidhje me bisedimet me Republikën e Bullgarisë.
“Në komunikim është konfirmuar se ekziston interes për mbajtjen e sesionit në Kuvend, këtë periudhë do të vijojë harmonizim i termineve sipas agjendave, pas çka opinioni do të informohet”, shtojnë nga Qeveria.
Presidenti, Stevo Pendarovski paraprakisht në intervistë për MIA-n tha se sipas njohurive të tij sipas gjitha gjasave javën e ardhshme Plani i Veprimit me Bullgarinë do të gjendet para Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane ose Politikë të Jashtme.
“Atë që e di si informacion të fundit është se sipas gjitha gjasave javën e ardhshme në Komisionin parlamentar për Çështje Evropiane ose për Politikë të Jashtme të dy ministrat kompetentë, domethënë Dimitrovi për Integrime Evropiane dhe Osmani për Punë të Jashtme…, tha Pendarovski, duke shtuar se nëse mbledhja do të jetë e hapur ose e mbyllur për publikun duhet të vendosin anëtarët e Komisionit.
Presidenti shton se nuk sheh shkak pse të mos ketë mbledhje në të cilën do të informohet për aktivitetet vijuese me Bullgarinë. “Mendoj se është sjellë vendim në Qeveri që të ndodh kjo. Nuk ka arsye pse të mos ndodh kjo. Ky është obligim i tyre praktik dhe vijues që kohë pas kohe ta informojnë shtëpinë ligjvënëse dhe deputetët. Domethënë, do të ketë sesion të tillë, në të cilin sigurisht do të bisedohet edhe për zhvillimin më të ri të ngjarjeve në atë kuptim, në kuptim të dokumenteve”, tha Pendarovski.
Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në intervistë për MIA-n theksoi se në këtë periudhë theksi në bisedimet me Bullgarinë do tël vihet në Planin e Aksionit, në bashkëpunimin mes sektorëve dhe mes ministrive lineare, e tëra me qëllim që të krijohet ambient i cili në këtë periudhë pjesërisht është çrregulluar.
“Nëse vendosim fokus në atë Plan të Aksionit do të krijojmë parakushte për zgjidhje të dallimeve që ekzistojnë lidhur me kornizën negociuese”, thotë Osmani në intervistën e dhënë gjatë vizitës së tij të pardjeshme në Athinë.
Osmani theksoi se për harmonizimin e kornizës negociuese për anëtarësim në Union nevojitet konsensus i të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe prej këtu, janë shumë të rëndësishme komunikimet dhe bisedimet me to në mënyrë që t’u shpjegohet pozicioni ynë.
I pyetur nëse Greqia ka ofruar nismë konkrete apo ndihmë për mënjanimin e bllokadës bullgare, shefi i diplomacisë theksoi se Athina shihet si lehtësuese e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe është shumë me rëndësi për shkak të ndikimit të saj ta ketë atë rol të lehtësueses për hyrje të rajonit në BE, e madje edhe në atë kontekst të lehtësojet edhe rruga e vendit. “Kështu që, pres të kemi edhe mbështetje nga Athina në atë rrugë”, theksoi Osmani.
Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Ervan Fuere, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përfshihet në zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar, sepse në të kundërtën konsideron se mund të bllokohemi në këtë situatë për ca kohë.
“Mendoj se zgjedhjet në Bullgari, për fat të keq, nuk do të sjellin asgjë të re, prandaj nuk ka kuptim që BE-ja të presë për veprim. Institucionet evropiane duhet të jenë më inventivë në qasjen. Kanë instrumente të cilat duhet t’i shfrytëzojnë, si meditim, me përqendrim më të madh në mësimin e historisë. Shumë, shumë instrumente të cilat mund të përdoren, ndërsa që të mos bllokohet fillimi i bisedimeve”, tha Fuere në intervistën për televizionin Telma.
Ai porositi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duhet të vazhdojë me reformat e nevojshme të cilat kërkohen, veçanërisht në pjesën e gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit, sepse ky është argumenti më i mirë që të dëshmohet se është e gatshme për detyrimet nga anëtarësimi në BE.
“Halli është nëse nuk përfshihet BE-ja, dhe nëse presioni nga Bullgaria është aq i fuqishëm sa Qeveria në Maqedoninë e Veriut mund të ndjehet e obliguar që t’i pranojë pozicionet të cilat mund të jenë kundërproduktive në afat të gjatë, të cilat mund ta ndryshojnë mendimin publik kundër saj. Ky do të jetë gabim i madh për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor sepse do të vendosë precedent shumë të rrezikshëm për të ardhmen”, deklaroi Fuere.