Shkup, 20 prill – Plani 18 është në fazën fillestare dhe ka të bëjë me aktivitete që duhet të ndërmerren deri në fund të vitit 2018 në bazë të Raportit nga Komisioni Evropian, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se çka përmban Plani 18.
“Këtë plan Qeveria e Republikës së Maqedonisë e përgatiti së bashku me Komisionin Evropian në bazë të Raportit, që e morëm të martën. Bëhet fjalë për plan, i cili është në fazë fillestare dhe së shpejti do të kemi draft”, tha Boshnjakovski.
Theksoi se bëhet fjalë për implementim të aktiviteteve deri në fund të vitit 2018.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për eurointegrime, Bujar Osmani mbrëmë paralajmëroi se në periudhën e ardhshme Qeveria hyn me planin e ri që do të përqëndrohet në atë që duhet të bëhet deri dhe pas Samitit të BE-së.