Antonio konte dëshiron të transferojë në ekip mesfushorin Arturo Vidal, pasi kaluan tri vite te Juventusi. Vidal kaloi në radhët e Bayern Munchen vitin e kaluar, por shpërthimi i Contes me Chelsean këtë sezon në Premierligë i ka shtuar gjasat që dyshja të punojë sërish në një skuadër. Një pengesë jo e vogël është fakti se futbollisti është pjesë e rëndësishme e formacionit të Carlo Ancelottit te kampionët e Gjermanisë me 20 paraqitje këtë sezon. Bayerni aktualisht e udhëheq Bundesligën gjermane, por ka pikë të barabartë me RB Leipzig që zë vendin e dytë. Chelsea është e gatshme t’i ofrojë rreth 50 milionë euro Bayernit për kartonin e futbollistit kilian, shkruan spanjollja Don Balon.