Një incident i armtaosur ka ndodhur në fshatin studeniçan të Shkupit rreth orës 20:45, njofton SHENJA. Sipas informatave të para një person është plagosur dhe ende nuk dihet gjendja e tij.
Burime anonime i thanë SHENJA-s se zënka fillimisht ka qenë verbale mes dy personave të cilët kanë shkëmbyer edhe grushte, derisa njëri nga pjesmarrësit në incident ka përdorur edhe armë zjarri duke lënë të plagosur personin tjetër.
Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa SHENJA jozyrtarisht mëson se personi që ka shtënë me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia po kërkon autorin ndërsa ende nuk dihen arsyet e incidentit të armatosur.