Gjatë ditës së sotme rreth orës 5 e mëngjesit, në rrugën ‘Arhiepiskop Distej’, në Komunën e Çairit, është plagosur një person i cili ka drejtuar një motoçikletë.
Personi menjëherë është dërguar në spital, ndërsa policia gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur gjashtë gëzhoja nga pistoletë.
“Më 02.03.2020 në orën 5:45 në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të një lokali dhe çerdhe në rrugën ‘Arhiepiskop Dositej’ në Shkup, një person ka përdorur armën drejt K.T (24), i cili ka drejtuar motoçikletë, dhe që është lënduar në këmbë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup, ku janë gjetur dhe marrë gjashtë gëzhoja” thonë nga MPB.