Prishtinë, 19 maj – Një djalosh i kombësisë serbe, i moshës 22-vjeçare, është plagosur në këmbim zjarr që ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Mitrovicën Veriore, njoftoi korrespodenti e MIA-s nga Prishtina, përcjellë KOHA.
Personi me iniciale R.M. u operua në klinikën për kirurgji dhe është në gjendje stabile.
Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës për rajonin verior, Besim Hoti në deklaratë për mediumet e konfirmoi incidentin dhe informoi se ekipi policor ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes, megjithatë tani për tani nuk ka informata për autorët dhe motivet që kanë sjellur deri te incidenti. (koha.mk)