Gostivar, 25 tetor – 20 vjeçari E.M. nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, të mërkurën ka denoncuar se më datën 18 të këtij muaji, rreth orës 15.00, duke ecur në këmbë në rrugën e fushave, e cila shpie drejtë autostradës Gostivar-Tetovë, ka qenë i lënduar nga një gëzhojë plumbi nga pushkë ajrore, në pjesën e qafës.
Pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e Gostivarit, është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për mjekim të mëtutjeshëm. Merren të gjitha masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e plotë të rastit. (koha.mk)