Me fat për Referendumin e dëshminë mbi sovranitetin e shtetit (…që nuk zhvilloi vetëdijen mbi veten tani e dy dekada përtej!). A do e shndrojmë në energji zhvillimore dritën që ka depërtuar në plagët e shtetit …është testi i ri këtej!
Nga Adelina MARKU
Po, ka një thënie – që më shumë e mbaj mënd si e skenareve të filmave e që thotë se ‘’plaga është vendi ku depërton drita’’ ! E dini, kjo thanie i ngjan atyre ligjërimeve terapeutike transcendentale që hasen kur njeriu shkon në terapi shpirtërore më kupton?… dhe jodoemosdoshmërisht terapia tregon efektin e duhur për të vazhduar me shpresën për jetë -ndryshe!
Me gjasë, janë ca plagë që nuk ripërtërihen! Kështu edhe me shtetet, me rajonet ku jetojmë; mbushun plot plagë e bërë shoshë nga vrimat ku drita pritet me depërtu nëpër to. Misioni I dritës pritet me qenë : MER MËSIM! Nëse e ndjek njeriu këtë logjikë simbolike atëherë sa e shfrytëzon energjinë e asaj drite që paska depërtu nëpër plagët tona e me qëllim krijimin e një shprese e një vizioni të mbarë për zhvillim? Masnej në të shumtën e rasteve , është rrandë me kuptu se je gabim e sidomos kur ke qenë gabim kohë të gjatë ( …përsëri ky citat që ia vodha një mikut tim !)
Të paaftë të marim veten vetë, shpesh lypim terapinë! Ashtu dhe shteti, rajoni ku ndodhet. Po del se të qenit vazhdimisht nën efektin e terapisë, njeriu (shteti) harron të kuptojë, madje të kujtohet në gjendjen e vet origjinale e për më keq, nuk I beson më kapacitetit të vet. Pa terapi, kam përshtypjen se shteti asht lakuriq, e turpnohet nga kockënia e astenizmi në të cilin ka rra! Tëhuajëzim- I thonë kësaj . Ose në gjuhën e librave politikë do kisha cilësu se tanimë është shqetësuese çështja e tranzicionit revolucionar në shtet, në rajon dhe kjo për shkak të dy arsyeve kryesore: e para , sa më shumë të zgjasë ky dimension i tranzicionit aq më shumë gërryhet përbrenda funkcionaliteti i shoqërisë dhe e dyta, sa më pak që flasim për këtë çështje aq më shumë kuptojmë jo-sinqeritetin e bërjes politikë përmes qeverisjeve të ndryshme ! Edhe pas më shumë se dy dekadave të pavarësimit të shtetit, shoqëria vazhdon të jetë e ndarë në baza etnike, kulturat vazhdojnë të (mos)zhvillohen duke majorizuar kulturën e tjetrit, partitë politike vazhdojnë të flasin me narrativ e diskurs etnonacionalist duke iu ikur temave të cilat ngërthejnë jetën e qytetarit, çështjet identitare – ai politik e kulturor, ende mbeten të parrehatuara, këto e fusha të tjera të rrëndësishme për shoqërinë e qytetarin në të më imponojnë pyetjet dhe dilemat se çka është nëtëvërtetë arsyeja e këtij lloj tranzicioni të pakanalizuar ende mirë e që nuk na mëson mësime ! Përkundrazi, na krijon indolencë edhe më shumë, rrefuzim ndaj vetes /shtetit ku jetojmë! Do doja të vërtetoj se kush e modelon sjelljen politike në vend , sa percaktuese dalin te jenë vendimarjet politike të ndikuara nga situatëcionizmi apo nga dispozicionizmi , sa ‘’ideologjik’’ është ballkanizimi kundrejt evropeizimit , sa i sinqertë është synimi i rregullimit të sistemit politik sipas frymës multikulturore të shoqërisë së Maqedonisë , për të përfunduar se psikologjia e masës në vend manipulohet për të satën herë e me të vetmin qëllim, pushtetmbajtjen deri në kapjen e shtetit! Sigurisht që përfundimi se një rikthim në të ashtuquajturin nacionalizëm ekonomik në vend të atij etnonacionalist, synimi drejt liberalizimit të debatit dhe politikave publike si dhe hapësira e krijuar për të lexuar Kushtetutën e vendit përmes të ashtuquajturit ‘’Lexim i Gjallë i Kushtetutës’’, janë veçantitë që do garantojnë reformën e vërtetë në këtë shtet, me çka edhe dhënien fund revolucionarizmit të tranzicionit, si proces i vazhdueshëm dhe i doemosdoshëm për zhvillim ekonomik e shoqëror. Gjatë procesit të hulumtimit të vetes ( shoqërisë ku jetoj) rrëndësi të veçantë do ia kushtoja disa dimensioneve shoqërore që supozohet se kanë dhe ushtrojnë ndikim në transformimin ose mostransformimin demokratik të shoqërisë. Pyetjes se kush e modelon sjelljen politike? Nëse atë e modelojnë situatat në të cilën individi ndodhet ose makiazhi (ambiguiteti) i brendshëm psikologjik i atyre individëve ( arkaizmi etnonacionalist) , pra bindjet, vlerat, trashëgimia etj etj. Në fakt ditëve të sotme kjo dilemë është motori udhëheqës në studimet e psikologjisë politike. Sidomos në Maqedoninë sot, në këtë moment kur përmes një momentumi të ri politik të përmbledhur në Referendum për dëshmi sovraniteti – do e quaja , shihet si e nevojshme qasja e situatëcionizmit dhe dispozicionizmit, ose më qartë, ndikimi I rrethanave dhe predispozita e qytetarit. Për të kapërcyer në një vizion të ri për ardhmërinë e shtetit, studimi në veçanti i sjelljes, bindshmërisë(nënshtrimit) , personalitetit , mendimit grupor, kognicionit , afektit, emocionit dhe neuroshkencës mbetet në nivel të një studimi të pakryer , ose thënë më saktë të panisur madje edhe në formë të debatit politik, e kjo pakrymje ( panisje) vazhdon t’a vështirësojë kuptimin e vizionit për shtetin dhe sovranitetin e tij! Të ashtuquajturit dy sindrome të shoqërisë në Maqedoni: efekti i Luciferit si ndikim rrethanor dhe Sindromit të Stokholmit si ndikim predispozues emocional, krijojnë kundërshti të brendshme dhe paqartësi veprimi e vendimarjeje, prandaj dhe forcat kohezive politike dalin gjithmonë të mangëta. Gatishmëria politike e elitave për të realizuar barazinë qytetare vazhdon të mbetet iluzion që vuan madje mungesën e një sistemi të definuar qartë se si të arrihet barrazia që do garantonte multikulturalizmin funksional. Në ndërkohë, kam përshtypjen se nevojitet zhvilluar vetëdija se ndodhemi në fazën e gjetjes së një modaliteti më konkurent e më të avancuar se Marëveshja Kornizë e Ohrit, e kjo vetëdije do ishte një përgjigje e re për zhvillim ekonomik në vend. Momentumi i ri politik në shtet hap edhe dilemën e re që tek ne lexohet si ‘’pasiguri konstante’’ e që parashtron pyetjen : nëse sistemi politik është ai i duhuri ? Nëse multukulturalizmi është funkcional për aq sa funkcionon ngjitësi ? Dhe kush është ngjitësi në këtë rast? Faktori i brendshëm apo vazhdimisht ai i importuari nga jashtë ? Rrikthimi i fshehtë i hyjnores ose të ashtuquajturit kthimit të fesë në politkë a është mbeturinë e fundamentalizmit si protestë ndaj modernes ose si protestë ndaj mungesës së zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe mosbarazisë qytetare?
Pra , hamendjet e mia ime për suksesin e këtij Referendumi kanë të bëjnëë me atë TËPAKRYMEN ME KOHË , e që do kjo pakrymje e demonizoi sovranitetin e shtetit vetë: pra, ne ende e jetojmë tranzicionin revolucionar ku ekziston bindja se çdo gjë duhet të fillojë nga fillimi ; ne mëtojmë qytetarinë përmes mosnjohjes totale të konceptit të shoqërive të hapura demokratike; ne pamjaftueshëm folëm se demokracia dhe pluralizmi në Maqedoni nuk u manifestua si diversitet doktrinash por si diversitet etnik; Maqedonia , për Maqedoninë dhe për çështjet tjera flasim ende me kategori abstarkte, rigjide dhe jokonkrete; ne nuk u kryem qëndrueshëm me Pajtimin me Evropën ! Urs Altermat, një studjues zviceran , ndoshta do të nënvizonte se e vetmja gjë që nuk mund të bëhet është kombi Evropë, por pikërisht atë Evropë do ta shqetësojnë të gjithë ato popujt të vegjël të saj të cilët ende nuk e kanë jetësuar shtetin e tyre kombëtar. Atëherë dhe vetëm atëherë mund të integroheshim fuqishëm në procesin gllabërues të integralizmit global, për të qenë anëtarë të devotshëm të sigurisë ndërkombëtare (NATO) dhe poltikës evropjane (BE). Kur këta procese të hapura në shtet do të finalizohen sipas verdiktit të popujve në të dhe sikur kjo të ndodhte edhe me fatet e të tjerëve në Ballkan, Ballkani nuk do të ishte më një paradigmë për Evropën, dhe nuk do të ishte më përplasje në formë të amplifikuar për të shpërfytyruar konfliktet europiane për shtetin, gjuhën dhe etnicitetin. Në të vërtetë në vazhdën e modernizmit, brezat e ndryshëm kohorë të Europës në Lindje dhe Perëndim po përshkojnë në trajta të larmishme një etnizim gjithmonë e më të fortë të politikës dhe shoqërisë. Marrëveshjet e hapura dhe vështirë të implementueshme do të vazhdojnë të sfidojnë me Evropën dhe Botën.
Megjithatë, me fat për Referendumin e dëshminë mbi sovranitetin e shtetit (…që nuk zhvilloi vetëdijen mbi veten tani e dy dekada përtej!). A do e shndrojmë në energji zhvillimore dritën që ka depërtuar në plagët e shtetit …është testi i ri këtej!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)