Shkup, 27 dhjetor – Një plaçkitje është kryer mbrëmë në një barnatore në lagjen Porta Vllae. E punësuara në barnatore, siç kumtoi MPB-ja, rreth orës 21 ka denoncuar se një kryerës i panjohur ka kryer plaçkitje mbi të. Kryerësi duke iu kanosur me thikë ia ka marrë fitimin ditor dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe për zbardhjen te plotë të rastit.